GazetaMax
Lajme

Ramush Haradinaj ia rëndit dështimet Kurtit pas një viti të qeverisjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka renditur disa nga të cilat ai i vlerëson si dështime të qeverisë Kurti pas një viti të qeverisjes.
Ndër të tjera, ai ka përmendur dështimin e miratimit të ligjit të pagave, dhe dështimin në fushën e sigurisë.
“Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Këto janë vetëm disa nga dështimet e qeverisë Kurti pas një viti të qeverisjes.
Dështimet e njeriut që i ka shkelur premtimet e veta e që është distancuar nga populli.
1.Dështimi në miratimin e ligjit të pagave
Prej se e ka marrë detyrën e kryeministrit, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, ka ngecje në shtimin e të hyrave për qytetarët.
Qytetarët marrin aq sa kanë marrë para një ose dy viteve, e çmimet janë rritur në mënyrë enorme.
2.Dështimi në fushën e energjisë
Ndalja e projektit të gazsjellësit amerikan. Vendnumërimi në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike. Shtrenjëtimi enorm i energjisë elektrike. Pagesa e dhjetëra milionë eurove për energjinë e qytetarëve serb në veri.
3.Kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura
Nepotizmi në shkallë shqetësuese në politikën e punësimeve.
4.Menaxhimi i keq i pandemisë
Në muajt e parë shkalla tejet e ulët e vaksinimit të popullsisë. Mbyllja pa kriter e gastronomisë. Mbajtja e orës policore përtej çdo kriteri dhe arsyeje. Paketat e ndihmës ekonomike në kohën e pandemisë, pa asnjë efekt në rehabilitim të pasojave të saj.
5.Vazhdimi i dialogut pa koncept me Serbinë. Dialog i nivelit teknik nga i cili Kosova nuk përfiton asgjë.
6.Menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri
Ekspozimi i policëve të Kosovës deri në përulje përballë bandave kriminale në veri.
7.Dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, që është shndërruar në model të korrupsionit.
8.Dështimet në politikën e jashtme Mosantarësimi i Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, mungesa e njohjeve, tërheqja e ambasadorëve pa asnjë shpjegim dhe lënja bosh e vendit të tyre për muaj të tërë. Plus skandale të njëpasnjëshme.
9.Qëndrimi i tij për luftën për liri dhe njëjtësimi i arkivave të Serbisë që kanë mijëra dosje të krimeve monstruoze kundër shqiptarëve me arkivat që nuk egzistojnë të UÇK-së.
10.Fushata sistematike institucionale kundër fjalës së lirë, mediave dhe gazetarëve. Margaritari i fundit i kësaj fushate është deklarata e shefit të stafit të kryeministrit, se si disa media janë ndërmarrje të kriminalizuara.
11.Dështimet në garantimin e pavarësisë së gjyqësorit
Tendenca në rritje për të vendosur kontroll në mënyrën e përzgjedhjes së kryeprokurorit. Me ligjin aktual kryeprokurori zgjedhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tendenca e kryeministrit është që t’i mbivotojë anëtarët e këtij këshilli, duke zvogëluar numrin e tyre nga 13 sa janë aktualisht në 7, e të tjerët t’i marrë sipas modelit të tij, laikë, nga Avokati i Popullit apo Kuvendi. Model që nuk e kanë as vendet e rajonit e as të BE.
Kryeministri përzihet pikërisht në kohën kur duhet të zgjedhet kryeprokurori, me modelet e tij, se si duhet të jetë ai. Kjo nuk është punë e kryeministrit.
Ka edhe shumë dështime të tjera, kategori në vete, që janë edhe më shumë se dështime, por gabime ordinere, si:
– Kërkesa qesharake e Kurtit në Bruksel për shndërrimin e CEFTA-s në SEFTA
– Deklarimi pa sqarim se Kosova e mbështet një Asociacion gjeografik
– Qëndrimi skandaloz që Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka obligime juridike për Kosovën.
– Shfuqizimi i marrëveshjeve me komuna dhe heqja e mjeteve të parapara me buxhet
– Zvogëlimi i subvencioneve për bujq, vonesa e realizimit të tyre dhe realizimi parcial. Zvogëlimi i subvencioneve direkte për vreshtarë prej 1000 në 400 euro
– Heqja dorë nga rivendosja e reciprocitetit me Serbinë pavarësisht se ishte premtim elektoral i VV
– Nisma e pastudiuar për padi ndaj Serbisë për gjenocid qe mund te na kthehet në humbje…..

Related posts

A duhet të ndahet Shqipëria nga M.Veriut për negociatat? Xhaferi: Këtë nuk e caktojmë ne

Gazetamax.mk

Taravari kundër Kovaçevskit: “Bakllani i Hapur” s’ka legjitimitet

Gazetamax.mk

Kovaçevski para Kongresit: Pres debat të hapur

Gazetamax.mk