GazetaMax
BALLINA

Raporti i BE-së njehë qartë progresin e Diplomacisë së vendit

Kryediplomati Bujar Osmani ka publikuar një pjesë nga Raporti vjetori i BE-së, e cila lidhet me diplomacinë e vendit. Në raport njihet qartë përkushtimi i Diplomacisë së vendit në rrugëtimin euroatlantik.

Postimi i plotë i Ministrit Bujar Osmani:

PJESË NGA RAPORTI VJETOR I BE-së QË LIDHET ME PUNËN E MPJ:

1. Periudha e raportimit u karakterizua me përpjekje intensive, të cilat çuan në fillimin e procesit të negociatave të anëtarësimit.
Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në korrik 2022 ishte një moment historik dhe shënoi një fazë të re në procesin e anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.
Kjo ishte një njohje e qartë e vendosmërisë së Maqedonisë së Veriut për të zbatuar reformat në lidhje me BE-në.
2. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim shumë të mirë duke u përafruar plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Duke vepruar kështu, Maqedonia e Veriut ka treguar se mund të jetë një partner i besueshëm.

Related posts

4 presidentë në Kiev, Polonia dhe vendet baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

e-max

Bexheti: Hipokrizi sulmi ndaj marrëveshjes për korridoret, të gjitha elitat politike e kishin si projekt strategjik në programet e tyre

e-max

VMRO, Aleancа, Besa dhe Levica nuk urojnë dyvjetorin e anëtarësimit në NATO

e-max