GazetaMax
Lajme

Raporti i Isabel Santos i kërkon KE-së unitet në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 20 Prill – Eurodeputetët shprehën keqardhjen  për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi.

Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian. Duke vlerësuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, plotësisht në përputhje me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të vlerësojë në mënyrë kritike “Implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

Ajo u kërkon vendeve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.

Raporti përsërit se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat e qëndrueshme dhe të pakthyeshme në fushat kryesore të politikave. Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar funksionimin e gjyqësorit, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Vendi duhet gjithashtu të fuqizojë shoqërinë civile, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të sigurojë lirinë e medias dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë komunitetin LGBTQI.

Related posts

Gir: Për inkuadrim në BE, Qeveria duhet të jetë e vendosur për të vazhduar me reformat

Gazeta Max

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

Gazeta Max

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe të tjerëve

Gazeta Max