GazetaMax
Kuriozitete

Real Madrid nuk do të kthehet në garë për Kylian Mbappe

Kylian Mbappe duket se ka humbur pëlqimin e Real Madridit.
Ylli francez, Mbappe lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid gjatë verës së kaluar.
Lojtari thuhej të kishte arritur marrëveshje me Realin, megjithatë në fund vendosi të qëndronte te PSG. Kjo u konsiderua si tradhti ndaj Florentino Perez.
Sipas ‘El Debate’, Reali nuk do të kthehet më në garë për të transferuar Mbappe.
Është pikërisht fakti që Florentino Perez u ndje i tradhtuar nga ajo që ndodhi verën e kaluar.
Mbappe nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG. Së fundmi, lojtari ka thënë se Madridi i duket sikur shtëpia e tij në të cilën s’ka qenë kurrë.
Mbetet të shihet nëse ndonjë alternativë e re do të hapet për Mbappe.

Related posts

Kjo ishte përplasja në mes Tuchel dhe Contes, pas ndeshjes

Gazeta Max

Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Kupën Europiane

Gazeta Max

Lautaro po transferohet aty nuk e priste askush

Gazeta Max