GazetaMax
Sport

Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së fundit”

Mbrojtësi Ibrahima Konate mund të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit e merkatos së verës. Francezi ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Liverpullin dhe nuk ka gjasa që ajo të rinovohet.

Lojtari është i rëndësishëm për “Thë Reds”, por frika që të largohet me koston zero verën e ardhshme mund të çojë palët në një marrëveshje. Për më tepër që presioni që po ushtron Real Madrid është i madh.

Thashethemet thonë se klubi spanjoll e ka bindur lojtarin të nënshkruajë falas verën e ardhshme. Por, sipas “AS”, skuadra spanjolle mund ta sjellë Konaté në Spanjë menjëherë, duke ofruar rreth 20 milionë euro.

Liverpulli po kërkon një shumë prej rreth 50 milionë eurosh për të liruar menjëherë lojtarin. Një shumë e lartë, që mund të ulet për të shmangur humbjen e një pjese tjetër të vlefshme të mbrojtjes së tyre falas./Telesport/

Related posts

Hamiltoni i ka sjellë Ferrarit rreth 70 milionë euro fitim në marketing?!

Gazeta Max

VLEN: Turpi dhe degradimi nuk janë në oborrin tonë, por në BDI, atje ku manipulimi dhe shpifja janë bërë doktrinë politike

Gazeta Max

Etnik Brruti vishet kuqezi, Malisheva: Shqipëria si shpirti, sporti ura që na bashkon

Gazeta Max