GazetaMax
Kuriozitete

Real Madridi afër nënshkrimit me Tchouameni

Real Madrid janë afër nënshkrimit me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Real Madridi tash e një kohë janë në kërkim të një mesfushori defensivë.

Sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’ ekipi i Carlo Ancelottit janë afër nënshkrimit me lojtarin e Monacos, Tchouameni për shumën 50 milionë euro.

Ishte fillimisht ish-trajneri i Realit Zinedine Zidane, i cili në kohën e tij në Madrid e dëshironte lojtarit por që nuk arriti ta marrë në ekipin e tij.

Tashmë ‘Los Blancos’ janë të bindur se nëse nënshkruajnë me të atëherë do ketë pushim për Casemiron, pasi Reali nuk ka lojtarë tjetër në pozitën e tij.

Related posts

Sot përurohet stadiumi modern i finales së Kupës së Botës

Gazeta Max

Nga sulmet ruse shkatërrohet dhe stadiumi i skuadrës Desna Chernihiv

Gazeta Max

Azpilicueta heshtë mbi të ardhmen e tij

Gazeta Max