GazetaMax
Lajme

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Shkup, 15 maj – Për shkak të mbajtjes së garës rekreative “I pari në majë” sot do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni nëpër rrugët në Shkup.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gara me biçikleta fillon në orën 09:45 nga Muzeu i Qytetit të Shkupit – rruga “Shën Cirili dhe Metodij” dhe do të vazhdojë nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, bulevardin “Nënë Tereza”, rrugën “Todor Aleksandrov”, rrugë lokale drejt Vodnos së Mesme deri tek “Kryqi i Mijëvjeçarit”.

Alpinistët startojnë në orën 10, ndërsa traseja e lëvizjes fillon nga shkolla “Koço Racin” nëpër rrugën “Todor Aleksandrov” dhe rrugën “Salvador Alende”, shtigjet nëpër kodra nëpër Vodnon e Mesme deri tek “Kryqi i Mijëvjeçarit”.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet gara.

Related posts

“Flamuri” te rrethi në Prishtinë ishte jelek pune, u vendos për Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve

Gazeta Max

Petrovska – Donfrid: SHBA-ja mbesin mbështetës i fuqishëm për zhvillimin e shtetit dhe të Armatës

Gazeta Max

Ganiu dhe Purrini, takim me kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimin

Gazeta Max