E-shërbimi për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur!
Bashkërisht me Ministrin e shëndetësisë z.Fatmir Mexhiti dhe Ministrin e administratës dhe shoqërisë informative z. Azir Aliu sot promovuam zgjigjdhjen e re softwerike për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur.
Bëhet fjalë për e-shërbim të rij i cili u realizua në vazhdën e agjendës së digjitalizimit të të gjitha shërbimeve.
Me këtë do ndikojmë dukshëm në lehtësimin e kësaj procedure ku prindërit regjistrimin do mundë ta kryejnë online nëpërmjet këtij webaplikacioni dhe nuk do të kenë nevoj të paraqiten në hapsirat e Drejtorisë për udhëheqjen me librat e amzës.
Vazhdojmë edhe më tutje deri në përfundimin e plotë të digjitalizimit të të gjitha shërbimeve, duke dashur që qytetarit t’i lehtësohet çdo nevoj që ai mund të ketë!