GazetaMax
Lajme

Regjistrohen 53 raste të reja

Shkup, 23 Shtator – Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 546 testime për coronavirus, ndërsa 53 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre 22 janë në Shkup, ndërsa 16 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur. Kurse ISHP ka regjistruar 103 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 342.519, prej të cilëve 332.442 janë shëruar, ndërsa 9.527 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 shtator) është 570.

Related posts

“Situata është alarmante”! Dehari u bën thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal, brenda javës më shumë se 7 raste të zjarreve në Kërçovë

Gazeta Max

Urim nga Xhaferi me rastin e festave të Krishtlindjeve

Gazeta Max

Nesër takim tek Kovaçevski/ BDI, ASH dhe VMRO marrin pjesë, Levica refuzoi kurse Besa ende pa vendim

Gazeta Max