GazetaMax
Lajme

Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

Shkup, 3 Janar – Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur, ku bëjnë pjesë Berova, Gostivari, Tetova te të cilat ka përqendrim më të lartë të grimcave PM 2.5 për metër Kub të qëndrojnë në shtëpi.

Instituti ndër të tjera rekomandon që  të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Qëndroni në shtëpi nëse keni kollë apo dhimbje fyti.

Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj. Nëse duhet të dilni jashtë mbani maskë”, rekomandon Instituti. Me ajër të ndotur dhe shumë të ndotur përballet edhe Shkupi, Negotina, Prilepi, Koçani, Gjevgjelia, Strumicë, Manastiri dhe Kërçova.

Related posts

Alibeaj-Berishës: Dorëheqja jota është çlirim për PD, nuk jam me parimin e Xenit të paguhem për gjithçka

Gazeta Max

“Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

Gazeta Max

Ende probleme me sistemin TIMS, vendkalimi Qafë Thanë ende i bllokuar

Gazeta Max