GazetaMax
Lajme

Rëndohet xhepi i studentëve dhe pensionistëve, iu shtrenjtohen biletat e autobusit

Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve esenciale, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur edhe me shtrenjtimin e naftës, dhe pëe pasojë janë shtrenjtuar edhe biletat e autobusëve, raporton Ekonomia Online.

Më të shqetësuarit për këtë shtrenjtim të fundit janë studentët dhe pensionistët, të cilët për Ekonomia Online theksuan se kjo ua rëndon edhe më shunë jetën.

Pensionisti Aziz Salihu, ish-bokser i njohur, ka thënë se një situatë e tillë e krijuar kohëve të fundit është e padurueshme për popullin.

“Kjo është marri. Po shihet populli ynë sa është në krizë. Po çuditem, një ditë veç kur t’çohen krejt e t’bëjnë çmos. Marre, marre është për ne si Kosovë. Njeriu është i sëmurë dhe nuk ka pare me shku tek mjeku. Po çuditem ky popull si po duron. Një ditë kanë me u çu në këmbë…”, tha Salihu.

Ndërkaq Adelina Çekaj tha se Qeveria duhet ta rregullojë harmonizimin mes pagave të qytetarëve dhe rritjes së çmimeve në mënyrë që të dilet nga kriza.

“Këtë problem është Qeveria ajo që duhet t’a rregullojë. Në çoftë se rritja e çmimeve po ndodh kudo çoftë tek produktet bazike ushqimore, atëherë ajo ndiko edhe tek produktet e tjera çoftë ajo tek biletat e udhëtimit dhe normalisht që i prek kategoritë me asistencë sociale, studentët. Nëse veç po rriten çmimet atëherë duhet me u rrit edhe pagat. Duhet me u rritë edhe pensionet dhe duhet me pas mbështetje për krejt kategoritë”.

Kurse qytetari Çlirim Latifi tha sa se shtrenjtimi i biletës për të si student është problem shtesë i cili krijon vështirësi.

“Shtrenjtimi i biletave është i paarsyeshëm për shkak se veç edhe jemi në një lloj krize, tash për ne studentët është hala edhe më problem, dhe nuk besojë që ka qenë gjest i mirë”.

Ndërsa Muhamet Tahiri mbetet me shpresën se Qeveria e vendit do të gjejë ndonjë zgjidhje për mos shtrenjtimin e biletave.

“Mendojë se biletat janë shtrenjtuar shumë sidomos për studentë dhe pensionistë, por edhe të papunësuarit. Besojë që Qeveria e bënë ndonjë zgjedhe. Dyshoj shumë por prapë besojë”.

E Ardian Totaj tregon përvojën e tij të udhëtimit gjatë ditës së premte ku tha se bileta ishte shtrenjtuar.

“Shtrenjtimi i biletës nuk është i arsyeshëm sidomos për studentët duke marrur parasysh rrethanat në të cilën gjendemi. Edhe se e pash që vendimi është për t’u përgjysmuar unë kam udhëtuar të premten dhe bileta ka qenë e shtrenjtuar”.

Ndërsa Jehna Gogjufi i tha Ekonomia Online se si studentë është mjaft e vështirë të shtrenjtohet bileta pasi që ka edhe shpenzime të tjera që duhet mbuluar.

“Është e vështirë se ne jemi studente, shumica jetojnë larg, ka që vijnë prej qyteteve të ndryshme të Kosovës. Ka mundësi që kanë me i pagu dy ose tri bileta. Për ne është shumë vështirë sepse ne na duhen të holla edhe për shpenzime të tjera si student. Është zor edhe me punua edhe me i krye studimet e sidomos në këtë kohë të vështirë tash”.

Related posts

Xhaferi: Të orientohemi në atë që na bashkon – progresin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane

Gazetamax.mk

Grubi: Punët e mira dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbajnë vulën e BDI-së

Gazetamax.mk

Editorial / “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, zotime plotë, punë pak-hiq!

Gazetamax.mk