GazetaMax
Kuriozitete

Ronaldo është i bindur për të ardhmen e tij te Man Utd

Cristiano Ronaldo është i përkushtuar te Manchester United dhe pritet të luajë edhe në sezonin e ardhshëm. Shpresat e sulmuesit portugez për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë përfunduan këtë javë kur Unitedi u eliminua në 1/8-tën nga Atletico Madridi. Djajtë e Kuq tani përballen me një luftë të madhe për të përfunduar në top katërshen e Premier League dhe mundësinë nuk janë edhe aq të mëdha, pasi Arsenali shihet favorit.

Megjithatë, sipas The Sunday World, pavarësisht problemeve të skuadrës dhe pasigurisë për identitetin e trajnerit të ardhshëm dhe të ardhmen e një mori lojtarësh, kuptohet se Ronaldo i ka vendosur synimet për të qëndruar me Unitedin sezonin e ardhshëm. Ronaldo ua kishte shprehur drejtuesve të Unitedit vendosmërinë e tij të qartë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve kur ai zgjodhi të ribashkohej me klubin me një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, e cila përfshinte opsionin për 12 muaj tjerë.

Related posts

Renato Sanches ka vendosur të transferohet në Serie A

Gazeta Max

Milani ruan interesin për mbrojtësin 24-vjeçar të Verona, pavarësisht rinovimit

Gazeta Max

Tentativa e Ronaldos për t’u larguar nga United godet një tjetër pengesë

Gazeta Max