GazetaMax
Ballina

Rosval mbërriti në Shkup, pritet nga sekretarja shtetërore Abdiu-Halili

Sekretarja shtetërore në Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, priti në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup delegacionin suedez të udhëhequr nga ministrja e BE-së dhe Bashkëpunimit Nordik, Jesika Rosvall.

Abdiu Halili i uroi mirëseardhje ministres të BE-së dhe bashkëpunimit nordik në Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë dhe theksoi se vizita zyrtare në Shkup është edhe një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i jep vendit tonë në procesin euro-integrues, me shpresë se në të njëjtën kohë do të japë një nxitje shtesë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Rosval nesër do të ketë takim kokë më kokë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, delegacioni suedez do të takohet edhe me përfaqësues të partisë opozitare VMRO-DPMNE.

“Vizita e Ministres për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosval, gjatë presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, është me rëndësi të madhe politike për ne dhe për procesin e negociatave me BE-në”, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nga Shkupi, delegacioni suedez do të niset për në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetëror.

Related posts

Dritan Nutaj së shpejti sjell projektin e ri muzikor “Shqipe 10 Milion”

Gazetamax.mk

Me fustan xixa-xixa, kështu shkëlqeu në ditëlindjen e saj Dafina

Gazetamax.mk

Drejtori Halili sot nënshkroi kontratat për themelimin e 4 laboratoreve të reja në universitete

Gazetamax.mk