GazetaMax
Lajme

Rrëshqitja e dheut në rrugën Rosoman-Prilep, parashihet ndërprerje e komunikacionit për rreth gjashtë orë

Rosoman, 11 qershor – Në rrugën Rosoman-Prilep ka rrëshqitje të dheut, parashihet se komunikacioni do të jetë në ndërprerje për rreth gjashtë orë. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se sipas informacioneve që kanë marrë nga SPB-ja e Kavadarit, bëhet fjalë për rrëshqitje të madhe të dheut në rrugën Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Tri vija”.

“Kontraktori i rrugës së re punon me mekanizim të pastrimit të rrugës. Parashihet se komunikacioni do të jetë me ndërprerje për 5-6 orë”, thekson Ilija Bojarovski nga QMK.

Related posts

A do të qëndrojë edhe më tej Jasin Demiri krah Taravarit pasi humbi pozitën e ambasadorit në Danimarkë?

Gazeta Max

Rexhepi: Shpëtimi i Qeverisë nga mosbesimi, ishte gjëja e duhur

Gazeta Max

Ziadin Sela, Levica, VMRO nuk votojnë pro Maqedonisë europiane

Gazeta Max