GazetaMax
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Agjencia e Statistikave ka publikuar raportin e numrit të lindjeve dhe të vdekjeve. Në bazë të këtij raporti në muajin qershor 2025 janë regjistruar 2 544 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 338 lindje janë meshkuj dhe 1 206 lindje janë femra. Bëhet e ditur se në muajin qershor 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 8% krahasuar me muajin maj 2025.

Sipas raportit, gjatë muajit qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 902 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 482 janë meshkuj dhe 420 janë femra. Krahasuar me muajin maj 2025, në muajin qershor janë regjistruar 5 raste të vdekjeve të ndodhura më shumë./21Media

Related posts

Rritet numri i veprave penale nga të mirturit

Gazeta Max

Apeli i GjKKO lë në burg Oltion Bistrin

Gazeta Max

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili viziton të lënduarit që trajtohen në Belgjikë

Gazeta Max