GazetaMax
Lajme

Rrokulliset automjeti në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në autostradën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 12:20,policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore e autostradës, njofton se në kilometrin e 17-të Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë është vetëm një automjet (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha ai.

Related posts

Arrestohet ministrja e Punës

Gazeta Max

Shqiptarët tani e kanë pushtetin, por nuk e kanë fuqinë e përmirësimit të jetesës!

Gazeta Max

De Santis kryeson në anketat përpara Trampit si kandidat i mundshëm presidencial i republikanëve

Gazeta Max