GazetaMax
Kuriozitete

Rruga drejt Tiranës, sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës po e zhvillon sezonin e parë dhe ka qenë një sezon jashtëzakonisht interesant.
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, ku në gjysmëfinale janë Roma, Leicester City, Feyenoord Roterdam dhe Olympique Marseille.
Në Olimpico të Romës do të jetë një atmosferë elektrizuese me 70 mijë tifozë të pranishëm ku Roma pret Leicesterin.

Dy skuadrat në ndeshjen e parë në Angli barazuan 1-1, derisa tani pritet një ndeshje e zjarrtë në Olimpico pasi finalen e duan si vendasit ashtu edhe mysafirët.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të jetë edhe në Marseille, ku Olympique Marseille pret Feyenoordin.

Gjiganti holandez ka triumfuar në ndeshjen e parë 3-2, derisa francezët kërkojnë rikthimin e madh për të shkuar në finale.
Kujtojmë që finalja e madhe e Ligës së Konferencës zhvillohet në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Related posts

Tragjedi në familjen e ish-mesfushorit të Interit

Gazeta Max

Chelsea e do transferimin e Nkunku qysh në merkaton e janarit

Gazeta Max

Liverpooli mendon transferimin befasues të Son Heung-min

Gazeta Max