GazetaMax
SPORT

Sonte zhvillohet dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Sonte do të mësohen edhe dy skuadrat finaliste në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.
Në gjysmëfinale ndodhen katër skuadra, një angleze, një skoceze dhe dy gjermane.
Dy ekipet gjermane RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt kanë fituar ndeshjet e para ndaj Glasgow Rangers (1-0) dhe West Ham United (1-2).

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në stadiumin Deutche Bank Park ku Eintracht Frankfurt pret West Hamin dhe kërkon finalen e madhe, pasi fitores në ndeshjen e parë në udhëtim.
Londinezët kanë ditur të fitojnë me rikthimin dhe kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë sot pasi nuk kanë se çfarë të humbasin më, derisa vendasit edhe me një barazim shkojnë në finalen e madhe.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet në Skoci, ku Glasgow Rangers pas humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në Gjermani pret Leipzigun.
Dy skuadrat janë të etura për të shkuar në një finale evropiane dhe pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Related posts

Pensionimi i Piques – Barça gjeneron mbi 10 milionë euro nga paga e tij

e-max

Katër Kombëtare i kërkojnë sonte dy bileta të Botërorit ‘Katar 2022’

e-max

Barcelona takohet me agjentin e Dembeles

e-max