GazetaMax
Lajme

Rruga në Çarshi, në gjendje të mjerueshme

Shkup, 17 Shtator – Rruga pas meje është arteria kryesore e kryeqytetit që lidh Qendrën me Çarshinë e Vjetër dhe me Sheshin Skëndërbeu. Edhe pse në këtë rrugë ka qindra biznese universitet dhe lidhen të dy sheshet, ajo është në gjendje të mjerueshme.

Banorët e kryeqytetit dhe turistët të cilët qarkullojnë në këtë pjesë, thonë se pamja e kësaj rruge është turp për kryeqytetin.

“Po mundet, varet nga kryetarja e Qytetit. Ata para se të vijnë në pushtet, premtojnë gjithçka, kur vijnë mundohen për marrin vetëm për veten. Por këtë herë nuk mundet sepse pushteti qendror dhe ai lokal nuk janë nivel të njëjtë, para nuk u lëshojnë e do mbesë kështu… Dëshirojmë në Evropë, kështu në Evropë nuk hyhet”, tha një qytetar.

“Duhet me menduar mirë ata që i kanë shti, që punojnë si drejtorë sepse këtë punë nuk e bëjnë mirë”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk ngjan në asgjë, kjo këtu ishte e dimensionuar për shtëpi mallrash, u bë universitet, më së paku ngjan për një universitet. Ka shitore të cilat nuk e mirëmbajnë këtë, qyteti nuk investon, kështu që nuk ngjan në asgjë, ndërsa është arterie kryesore e Çarshisë së vjetër ku vijnë edhe turistë edhe të gjithë…”, deklaroi një qytetar tjetër.

“Unë nuk kam qenë diku 30 vite këtu pari, përshtypja ime është se më parë ka qenë hala më mirë, unë kur e kam para para 30 viteve, e tash?”, u shpreh një qytetar.

“Nuk është mirë, kjo është qendër dhe duhet të rregullohet, të ketë investim”, shtoi një tjetër qytetar.

Nga Komuna e Çairit, thonë se kjo pjesë e rrugës është në kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Ne si Komunë Çair nuk kemi kompetenca për mirëmbajtjen e rrugës në fjalë. Si rrugë bënë pjesë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Ashtu siç kemi deklaruar, edhe në të kaluarën, komuna e Çairit qëndron e hapur për çfarëdo lloj asistimi ndaj Qytetit të Shkupit për zonat që territorialisht janë pjesë e Komunës së Çairit por që janë nën administrimin e Qytetit të Shkupit”, thonë nga Komuna e Çairit.

Disa ditë me radhë Alsat ka kërkuar përgjigje nga Qyteti i Shkupit se pse nuk është rregulluar kjo rrugë dhe nëse kanë plan për të intervenuar në këtë pjesë të kryeqytetit. Por akoma përgjigje nuk ka.

Related posts

Çfarë bëri Zaev, pse iku, dhe a u pasurua gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë?

Gazetamax.mk

PLD kërkon të shkurtohen pagesat dhe numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse

Gazetamax.mk

Qeveria miratoi Plan me masa dhe rekomandime për ulje të shpenzimeve dhe rritje të të hyrave

Gazetamax.mk