GazetaMax
Ballina Lajme

Rruga përgjatë Qendrës Sportive në Tetovë mes gropave dhe dëmtimeve: Qytetarët kërkojnë asfalt, komuna pa plan konkret

Rruga e cila kalon përgjatë Qendrës Sportive në Tetovë mbetet plot gropa dhe dëmtime, qytetarët kërkojnë që kjo rrugë të asfaltohet bashkë me pjesën e rrugës “Boris Kidriç” për të cilën veç më kanë filluar punimet. Por, për këtë tani për tani komuna nuk ka plan konkret, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët të cilët jetojnë afër rrugës që kalon përgjatë Qendrës Sportive thonë se kjo rrugë edhe pse një ndër rrugët kryesore të qytetit, nuk është prioritet për institucionet.

Ata kërkojnë që së bashku me pjesën që ka filluar të rikonstruohet në pjesën nga rruga “Bllagoja Toska” e lartë, e njëjta të vazhdojë edhe në pjesën poshtë deri në rrethrotullimi me rrugën “Industriale”.

“Normal se duhet të rregullohet e gjithë rruga, jo një pjesë po një jo. Me vite nuk ka lëvizur as edhe një gurrë në këtë rrugë”, tha një qytetar.

“Kjo rrugë i lidhë dy bulevarde kryesore dhe është për të ardhur keq në çfarë gjendje është. Duhet menjëherë ta rregullojnë”, tha një qytetare.

Nga Komuna e Tetovës momentalisht nuk kanë projekt për rikonstruimin e kësaj pjese, por thonë se kjo do të bëhet shumë shpejtë, pa precizuar se kur.

“Për momentin nuk kemi projekt të përpiluar për vazhdimin e Rrugës Boris Kidriç deri te rrethrrotullimi me bulevardin V.S. Bato. Së shpejti do të jepet urdhëresë për të punuar projektin”, theksuan nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe të mërkurën (14 prill) filloi asfaltimi i një pjese të rrugës “Boris Kidriç”, e njëjta ishte e paraparë të përfundonte në muajin shkurt.

Kujtojmë që rikonstruimi i rrugës Boris Kidriç ishte premtuar se do të bëhej që nga viti 2023, por kjo nuk ndodhi.

Related posts

Mënyrat natyrale dhe ushqimet e duhura për një gjumë të qetë

Gazeta Max

Samiti i BE në Tiranë/ Charles Michel: Do të zhvillohet në zemër të Ballkanit Perëndimor

Gazeta Max

Prezantim i raporteve monitoruese për barazi gjinore

Gazeta Max