GazetaMax
Lajme

Rrugët anësore në Tetovë në gjendje të rëndë, banorët kërkojnë ndërhyrje, komuna vetëm premton

Rrugët anësore në Tetovë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, me infrastrukturë të dëmtuar, gropa të mëdha dhe baltë. Një ndër to është edhe rruga “Risto Antevski”, e cila sipas banorëve është ndërtuar para më shumë se 40 vitesh dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë intervenim. Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë që Komuna e Tetovës të dalë në terren për të parë nga afër gjendjen në të cilën detyrohen të jetojnë çdo ditë.

“Me këtë rrugë nuk jemi të kënaqur, kjo është rruga më e shkatërruar në Tetovë më të vërtet duhet intervenuar pakë. Me dije nuk e dimë a do vinë a jo, por duhet me marrë parasysh.”, u shpreh një banor.

“Rrugët kryesore sa do pak janë mirë, por këta janë rrugë anësore, dhe janë ndërtuar në kohën e ish Jugosllavisë.”, tha një banor.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë projekte në plan për rehabilitimin e të gjitha rrugëve dytësore. Sipas zëdhënëses së Komunës, Besarta Ramadani, disa rrugë janë lënë qëllimisht pa ndërhyrje për t’u renovuar në tërësi.

“Sigurisht do vazhdojmë edhe në ditët në vijim që ato lagje që kanë problem me infrastrukturën rrugore të rregullohen. Sigurisht disa rrugë janë lënë se do bëhet një intervenim më i madh, ku do të kemi gryerje të asfaltit aty ku rruga është me e shkatërruar.”, u shpreh zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.

Ndërkohë, më në fund ka filluar asfaltimi i rrugës “Murat Bafari”, e cila është pritur nga qytetarët. Megjithatë, rruga “A.J. Zhurçin” vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pasi kalldarmat u larguan për t’u vendosur në rrugën e Butiqeve, duke lënë atë në një gjendje të dëmtuar dhe të papërshtatshme për qarkullim.

Related posts

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë–Shqipëri

Gazeta Max

Penov: Komunat nuk i shfrytëzojnë ingerencat që ua jep Ligji

Gazeta Max

Janë të rreme alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

Gazeta Max