GazetaMax
Lajme

Rusia mundohet me lajme të rrejshme të mashtrojë qytetarët !

Shkup, 27 nëntor – Lajmet e rrejshme të cilat i lëshojnë portale, media dhe qendra të ndryshme anti-evropaine dhe anti-NATO gjithnjë e më shumë bëhen armë e rrezikshme për lëkundjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

NATO në Shkup organizoi konferencë në të cilën theksi është vënë në krijimin e mekanizmave frytdhënëse për t’u përballur me fenomenin e lajmeve të rrejshme, dhe për të luftuar fushatat dezinformuese, të cilat kryesisht vijnë nga qendrat, që janë kundër integrimeve evropiane dhe NATO-s.

Që nga fillimi i i luftës në Ukrainë, numri i faqeve në internet që përhapin dezinformata për Rusinë dhe Ukrainën është rritur më shumë sesa dyfishi. Raporti NewsGuard kanë identifikuar 250 faqe të internetit që kanë publikuar materiale dezinformuese për këto dy shtete. Platformat sikurse, Google, Twitter, Facebook dhe TikTok, kanë vendosur “në disa shtete masa të përkohshme kundër platformave të propagandës ruse sikurse RT dhe Sputnik, pasi Komisioni Evropian ua ka ndaluar transmetimin këtyre dy mediumeve të financuara nga Kremlini”.

Nga gënjeshtrat më të mëdha të Rusisë janë pretendimet se Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë në Ukrainë për zhvillim të armëve biologjike, se trupat ruse nuk janë përgjegjëse për masakrën e civilëve në Buça në muajin mars, se rusët nuk kanë sulmuar stacionin e trenave në Kramatorsk në lindje të Ukrainës etj., shkruan Zhurnal.mk

T’i besohet NATO-s dhe aleatëve

Mënyra më efektive për NATO-n ose ndonjë qeveri nacionale që të përballet me këtë situatë komplekse, është që ta fitojë besimin te njerëzit dhe të ketë narrativë të fortë për atë çka përfaqëson dhe përse njerëzit duhet t’ju besojnë dhe t’ju mbështesin.

NATO është ombrella e sigurisë së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe gjitha vendeve tjera të rajonit duke mos përfshirë vetëm Serbinë, e cila ende nuk pajtohet me realitetin e ri në Ballkan. Duke qenë pjesë e kësaj organizate më të fuqishme të sigurisë në botë, njerëzit duhet të kuptojnë se shtetet pjesëtare të kësaj organizate janë aleatët e Maqedonisë së Veriut. Neni 5 i Traktatit të Atlantitkut të Veriut mes tjerash thotë se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej anëtarëve të NATO-s në Evropë apo në Amerikën e Veriut do të quhet si sulm kundër të gjitha atyre dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, në ushtrim të të drejtës së vetëmbrojtjes kolektive apo individuale të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën apo Palët e sulmuara në këtë mënyrë duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkërendim me Palët e tjera, ato veprime që i vlerëson si të nevojshme, përfshirë këtu përdorimin e forcave të armatosura, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut.

Kjo nënkupton se çdokush që e sulmon Maqedoninë e Veriut, të gjitha shtetet anëtare do i dalin në ndihmë. Prandaj NATO mbetet rruga e nevojshme për të vendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ndryshe, siguria më e mirë dhe më efikase nga lajmet e rrejshme mbetet transparenca e institucioneve. Ajo në çka duhet të fokusohen të gjitha institucionet është transparenca e plotë dhe digjitalizimi i të gjitha informacioneve që dalin nga institucionet. Nëse keni institucione që janë transparente dhe të hapura, atëherë do të keni dhe qytetarë që do t’u besojnë institucioneve dhe çfarëdo lajmi do ta kërkojnë në institucione dhe jo gjithandej në mediat sociale, shkruan Zhurnal.mk.

Related posts

Përçahet partia e Arjanit Hoxhës ende pa u themeluar mirë

Gazetamax.mk

Filluan me këta të Moskës, për të arritur kudo

Gazetamax.mk

Më 12 janar do të bëhet pagesa e mbështetjes financiare për kategorinë e ndjeshme të qytetarëve

Shtetësia, ASH akuza për vonesa të qëllimshme

Gazetamax.mk

LAJMI I FUNDIT/ Arratiset nga burgu ish zv.drejtori i DAP-it Ismet Guri

Gazetamax.mk

Bytyqi: Nuk mund ta pranoj që një produkt të blihet për 9 denarë dhe të shitet për 69 denarë

Gazetamax.mk