Rute: Gjasat që të arrihet vendimi për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut janë 50-60 për qind

Shkup, 23 qershor – Kryeministri holandez Mark Rute para fillimit të Samitit në Bruksel shfaqi shqetësim për shkak të bllokadës bullgare për Maqedoninë e Veriut, dhe me këtë edhe për Shqipërinë. Ai theksoi se po bëhen përpjekje për të tejkaluar kontestin dhe shtoi se 50-60 për qind janë gjasat që kjo të arrihet javën e ardhshme.

“Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, gjendja po dallohet nga vendi në vend. Bosnja e di që ka punë para se të marr statusin e kandidatit. Kosova ka bërë progres të caktuar drejtë liberalizimit të vizave, por, më shumë jam I shqetësuar rreth Maqedonisë së Veriut, ndërsa me këtë edhe për Shqipërinë, për shkak të bllokadës bullgare të vendit dhe fillimin e negociatave”, tha Rute.

“Kjo krijon shumë dhe unë e kuptoj këtë”, tha Rute, duke shtuar se francezët, gjermanët dhe madje edhe holandezët ishin përpjekur të negocionin rezultat të caktuar, duke theksuar se bullgarët tani po bëjnë përpjekje për të bërë një hap përpara.

“Sigurisht, kjo duhet të jetë e pranueshme edhe për maqedonasit. Asgjë nuk është kurrë e lehtë në Ballkan, por këtu mendoj se ka një shans 50-60 për qind për përparim gjatë javës së ardhshme”, deklaroi Rute para fillimit të Këshillit Evropian në Bruksel.

Të fundit në përqindje