GazetaMax
Lajme

Sallahu: Projektkodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm legjislativ

Është mbajtur takimi i Komunitetit Drejtues të Projektit mbështetës mbi hartimin e Kodit Civil.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë, ku nëpërmjet një postimi në faqen e tyre, në Facebook, është thënë se Kodi Civil është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim mori pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e miratimit sa më parë të Projektkodit Civil, si dokumenti më i rëndësishëm legjislativ, që rregullon marrëdhëniet shoqërore të natyres civile.
“Projektkodi Civil, mbështetur edhe nga ekspertët e projektit, do të adresohet në pajtim me vlerat dhe standardet evropiane”, thuhet në postimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Vlen të përmendet se deputetët e Kosovës nuk e kanë miratuar ProjektKodin Civil, ku prej 61 deputetëve vetëm 28 prej tyre kishin votuar pro këtij ProjektKodi Civil.
Postimi i plotë:
U mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Projektit mbështetës të hartimit të Kodit Civil
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Projektit për mbështetje Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim mori pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e miratimit sa më parë të Projekt-Kodit Civil, si dokumenti më i rëndësishëm legjislativ, që rregullon marrëdhëniet shoqërore të natyres civile.
Sallahu theksoi se Projekt-Kodi Civil, mbështetur edhe nga ekspertët e projektit, do të adresohet në pajtim me vlerat dhe standardet evropiane.
Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm dhe u theksua se Projekt-Kodi civil, duke qenë njëri prej dokumenteve tejet me rëndësi i cili rregullon jetën dhe përditshmërinë e qytetarëve të Republikës sonë, i njëjti të procedohet sa më parë në Kuvend.

Related posts

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

Gazetamax.mk

Lideri çeçen thotë se është afër Kievit

Gazetamax.mk

Dy sulme të hakerëve, faqja e MASH ende joaktive

Gazetamax.mk