GazetaMax
Lajme

Samiti i paqes/ Begaj: Moldavia dhe Kenia të njohin Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga Moldavia dhe Kenia që të njohin Kosovën. Në një takim që Begaj e Sandu mbajtën në Lucernë të Zvricrës, në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën, Begaj veçoi kontributet e Moldavisë në mbrojtjen territoriale dhe të rendit në Kosovë.

“Gjatë takimit tonë konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së. I kërkova të rimendojë vendimin për njohjen e Kosovës dhe të mbështesë anëtarësimet e saj ndërkombëtarisht. Jemi mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR,” njoftoi presidenti Begaj nëpërmjet rrjetit “X”.

Çështjen e Kosovës, presidenti Begaj e trajtoi edhe gjatë takimit me homologun afrikan të Kenies, Uilliam Ruto, të cilit i përsëriti kërkesën për njohjen zyrtare, duke theksuar se një lëvizje e tillë i shërben zgjerimit të frymës së paqes dhe sigurisë. “Shqipëria dhe Kosova,” theksoi Begaj, “janë në të njëjtën linjë të politikës së bashkëpunimit kolektiv për shmangien e konflikteve.”

Related posts

Si u inkasuan mbi gjysëm milioni euro nga “Ujësjellës-Kanalizim” në Shkup, publikohen imazhe që vërtetojnë rastin

Gazeta Max

“Në përgjime me gra dhe lekë”, Zheji për “non gratën” e ish zv/kryeministrit shqiptar: Kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut

Gazeta Max

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazeta Max