GazetaMax
Lajme

Saranda Imeri: BDI nuk garon me VLEN-in, por mes vetes kush kujt do t’ia ngulë thikën pas shpine

Deputetja Saranda Imeri Stafai ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, duke kritikuar BDI-në për, siç thotë ajo, krijimin e konfuzionit rreth mënyrës së kandidimit.

Sipas saj, kërkesa për nënshkrime për kandidatët e pavarur nuk ka të bëjë me qytetarët, por me marrëveshjet e brendshme politike.

“VLEN kërkon vlera demokratike dhe zgjedhje të ndershme, ndërsa BDI krijon konfuzion për të përcaktuar kush mund e kush jo të kandidojë. Nuk doni nënshkrime për kandidatët e pavarur, jo për qytetarët, por për pazaret tuaja të brendshme – që klani i Ziadinit të godasë Taravarin dhe anasjelltas”, ka deklaruar Imeri Stafai.

Ajo shtoi se BDI nuk është në garë me opozitën shqiptare, por mes vetes: “Në këto zgjedhje nuk garoni me VLEN-in, por mes vetes, kush kujt do t’ia ngulë thikën pas shpine.”

I gjithë fjalimi i deputetes:

Të nderuar qytetar,
Të nderuara media,

Në drejtim të largimit të paqartësive lidhur me ndryshimet ligjore për mbledhjen e nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur, grupi parlamentar i koalicionit Vlen dhe koalicionit qeveritar, paraqitëm ndryshime në kodin zgjedhor.

Plotësohet boshllëku zgjedhor dhe caktohen rregullat e qarta për kandidatura nga grupi i votuesve në Komisionin për Sistem Politik, me propozim të partisë politike Levica për uljen e pragut nga 0,95% në 0,5% me vota pro nga VMRO DPMNE, koalicioni Vlen dhe LSDM, kundër ishte vetëm një anëtar i BDI-së. Me këtë edhe njëherë tregojmë se për ne më i rëndësishëm është procesi, kushtet e barabarta për të gjithë qytetarët dhe kandidatët e pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përderisa Vlen kërkon të vendos vlera demokratike dhe qytetarët të kenë zgjidhje dinjitoze për të votuar në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe këshilltar, Fronti Europian përpiqet që të krijojë amulli duke dashur që të mos vendosim rregull se kush mundet e kush nuk mundet të garojë. Por arsyeja e këtij manipulimi ju është kuptuar nga qytetarët dhe ne ua tregojmë publikisht.

Fronti Europian nuk dëshiron të ketë numër të caktuar të nënshkrimeve për kandidat të pavarur dhe lista të pavarura për një arsye, sepse kjo nuk ju shërben për të dëmtuar Vlen-in por kjo ju duhet për të dëmtuar brenda sojit të vetë. Për shembull, ata parti që i kanë në garë për vulat brenda Frontit Europian punojnë kundër njëri – tjetrit.

Një shembull konkret, Fronti Europian dëshiron që kandidatët e pavarur mund të garojnë pa asnjë nënshkrim që klani i Ziadinit t’i nxjerë kandidat të pavarur klanit të Taravarit në Gostivar, Saraj apo klani i Taravarit t’i nxjerë kandidat të pavarur në Strugë, të cilën tashmë e dinë që e kanë të humbur, e kështu me rradhë.

Do të thotë që në këto zgjedhje, Fronti Europian nuk garon me Vlenin dhe kandidatët e vërtetë të pavarur, ato garojnë mes vete kush kujt do t’ia ngulë thikën pas shpine, por edhe si gjithmonë kjo nuk do t’ju ecë.

Related posts

Kovaçevski: Na pret një vit i vështirë, më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore

Gazeta Max

Përdorimi gjuhës shqipe/ Reagon Faton Ahmeti: Faktet nuk zhduken me shpifje

Gazeta Max

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Gazeta Max