GazetaMax
Lajme

Saranda Imeri Stafai: Koalicioni VLEN do të vë politikën në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të politikës!

“Maqedonia e Veriut do ndryshim.” Ky nuk ishte thjesht slogani ynë për të siguruar mandate apo për t’u kyçur në ekzekutiv. Kjo është bindja jonë.

Koalicioni VLEN do të jetë pjesë e qeverisë, jo duke pasur qytetarët në funksion të politikës, por duke vënë politikën në shërbim të qytetarëve.

Ne do të votojmë për besimin ndaj Qeverisë së propozuar dhe do të jemi pjesë e saj, duke përfaqësuar, duke dëgjuar dhe duke nderuar besimin e mijëra motrave dhe vëllezërve që na dhanë votën dhe të atyre që u deyruan të mos na votojnë, por që duan po me aq vendosmëri që Republika jonë të ndryshojë.

Unë vij nga një familje që idealet politike i tregoi në trashëgiminë e tim ati që ishte pjesë e marrëveshjeve historike për të çuar përpara këtë vend.

I kam të gjalla në mendje dhe zemër idealet e tij. Shumica prej tyre janë tashmë edhe të miat, edhe të koalicionit VLEN, ku jam krenare në përfaqësim të shqiptarëve dhe të përparimit të të gjithë vendit.

Maqedonia e Veriut foli me votë. Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që duan. Ndryshim.

Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që meritojnë. Ndryshim.

Ne duhet të marrim vendime të vështira për t’u ofruar njerëzve atë që presin nga ne. Ndryshimin për të cilin na dhanë privilegjin e përfaqësimit.

Kjo është arsyeja pse koalicioni VLEN do të votojë në mbështetje dhe do të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Related posts

Qytetarët të jenë përgjegjës kur i publikojnë të dhënat e tyre

Gazetamax.mk

Një pjesë e Karposhit dhe Sarajit nesër pa energji elektrike

Gazetamax.mk

Në kërkim të alternativave tjera për të siguruar ngrohjen

Gazetamax.mk