Sindikata e Arsimit dhe Shkencës zbardh detaje nga formati dhe kërkesat e saj në bisedimet me qeverinë. SASHK kërkon që rritja të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18,5%, pa humbur asnjë muaj më tepër, si dhe nuk përjashton mundësinë që punonjësit arsimorë dhe ata të mbrojtjes së fëmijëve, të mund t’u paguhen në mënyrë retrograde edhe vitet e kaluara që nga firmosja e marrëveshjes kolektive.
“Është fakt se ajo që e e kërkojmë peshon shumë para si paket ose diku rreth 80 % rritje të pagave nga ato që kemi për momentin, dhe nuk do të jemi jokonstruktiv në këtë pjesë.. dua të jemi konstruktiv në këtë pjesë, t’u dalim në ndihmë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe asaj të Politikës sociale. Ne ju ofrojmë mënyrë se si ajo të bëhet në dinamikë. Domethënë di¬çka këtë vit, diçka vitin tjetër dhe diçka në vitin e tretë që të arrijmë atë përqindjen që anëtarët tanë presin, madje këtë e thotë edhe ligji”, deklaroi Joakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.
Rritja fillestare për muajin mars, për një punonjës në çerdhe, arsimin fillor dhe të mesëm, sipas Nedellkovit, duhet të jetë në një harmonizim të tillë të bazuar në rritjen e pagës minimale. Nëse në çerdhe, rroga ka qenë rreth 25 mijë denarë, rroga reale e marsit do të ishte rreth 30 mijë. Kjo shkallë do të aplikohej edhe në arsimin fillor dhe atë të mesëm.
“Rroga bazë do të arrijë rreth 30 mijë denarë për një edukator që absolutisht nuk është shumë krahasuar me atë që e punojnë në çerdhe. E ngjashme është edhe në arsimin fillor dhe të mesëm. Në arsimin fillor rroga bazë është 24.700, në arsimin e mesëm 25.700 që nënkupton se me rritje prej 18 % rrogat bazë do të arrijë rreth 30 mijë denarë. Këto janë pozitat tona fillestare që kjo matematikë urgjentisht të bëhet tani dhe rrogat e marsit të jepen me këtë rritje të gjithë të punësuarve”, tha Joakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.
Në prag të takimeve me qeverinë, në fillim të javës së ardhshme, Këshilli i SASHK-ut pritet të miratojë të shtunën konkluzionet se si do të veprohet me dinamikën e bisedimeve por edhe atë të masave të tjera, në rast se qeveria tregohet e shurdhën ndaj kërkesave të tyre, pa përjashtuar grevat, protestat etj./Alsat.mk