GazetaMax
BALLINA

Seanca për ndryshimet kushtetuese, Ahmeti: Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet

Sot me rastin e fillimit të seancës për ndryshimet kushtetuese, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë europiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike.

Sipas kryetarit Ahmeti, rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030!

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po fillojmë nga sot debatin mbi ndryshimet kushtetuese, çështjen jetike që do të përcaktojë ecurinë e mëtejshme të procesit eurointegrues.

Mbi supet e të gjithë deputetëve është përgjegjësia e së ardhmes përparimtare që nuk ka shteg tjetër përveç Bashkimit Europian, andaj është koha të dëshmojmë pjekuri, të mos vonohemi drejt përmbushjes së këtij misioni jetik për ne dhe fëmijët tanë.

Sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë europiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, një triumfalizëm ky subjektiv dhe joracional, por i rrezikshëm që mund t’i kushtojë vendit edhe shumë vite tjera pritje dhe pasiguri.

Bëj thirrje deri te gjithë kolegët deputetë, në veçanti deri te opozita që të reflektojnë sa nuk është vonë, të mos lejojnë që emrat e tyre të mbahen mend si shkaktar të stagnimit të vendit.

Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030!

Bashkë drejt Europës!

https://www.facebook.com/photo?fbid=834967711330686&set=pcb.834967827997341

Related posts

James O’Brien: Nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk e them se çfarë

e-max

Drejtori organizativ i Klinikës së Tetovës/Blerim Osmani: Jemi furnizuar me aparatura të reja

e-max

Ahmeti: Gjaku i familjes Jashari u bë dritë për Kosovën e lirë

e-max