GazetaMax
Adrenaline

Sejdini: Jam krenar për rezultatet e arritura nga Federata e Futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në Kuvendin e Rregullt të sotëm të Federatës shprehu kënaqësinë për punën e vitit të kaluar, duke theksuar se puna e ndershme dhe e motivuar është çelësi i suksesit më të madh dhe ky është drejtimi për të ardhmen.

Njeriu i parë i futbollit të vendit theksoi se nuk mund të jetohet vazhdimisht me të shkuarën apo nga kualifikimi në Kampionatin Evropian, ai thotë se federata duhet të përparojë çdo ditë.

– Nëse disa fate jetës nuk do të ishin mizore, pas të gjitha rezultateve të arritura në vitin 2021, ky Kuvend mund të ishte mbajtur në një atmosferë festive.

Jam krenar për rezultatet e arritura nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Falë të gjithëve, është fryt i punës sonë të përbashkët.

Pa dashur të përsëris dhe numëroj momentet e suksesshme të vitit të kaluar, prapë shfrytëzoj rastin për t’i uruar lojtarët dhe seleksionuesin e përfaqësueses A të Maqedonisë për kualifikimin në fazën e balotazhit për Kampionatin Botëor. Është një sukses që të gjithë mund të krenohen, futbollist, trajner dhe administrator në futbollin tonë. Iu uroj suksese ndaj Italisë më 24 mars. Tregohuni të guximshëm dhe sfidoni kampionin e Europës. Ju keni mbështetjen tonë për çdo gjë.

Dëshiroj t’i uroj suksese dhe fat Përfaqësueses U21 të Maqedonisë dhe seleksionuesit Kanatlarovski në vazhdimin e kualifikimeve për Kampionatin Europian. Kemi një mundësi të mirë për të luftuar për një renditje të lartë dhe shpresoj ta shfrytëzojmë.

Sigurisht që synimet që kemi vënë në garat ku marrin pjesë ekipet përfaqësuese të të rinjve kanë mbështetjen e plotë të federatës për t’i realizuar.

Ju e dini që jam i njoftuar drejtpërdrejt me situatën në të gjitha qendrat e futbollit në vendin tonë. Si më parë, do të vazhdoj të jem operativ në fushë, sepse mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për një futboll më të mirë. Por jam i vetëdijshëm që nuk mund ta bëj i vetëm, por vetëm me ndihmën dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve, por edhe të njerëzve nga baza e futbollit që duhet të jetë themeli i gjithçkaje.

Ky duhet të jetë një objektiv i përbashkët për të gjithë në familjen e madhe të futbollit. Dhe për ata që kryejnë funksionet më të përgjegjshme, por edhe për vullnetarët dhe entuziastët në klube.

Ne kemi një plan dhe program dhe shkojmë hap pas hapi. Synimi ynë është të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, por edhe të inkurajojmë pushtetin e vendit që të përfshihet në ndihmë të klubeve, për të qenë partnerë.

Strategjia e përgjithshme “Të bashkuar nga futbolli” duhet të jetë një dokument kyç që duhet të përgjigjet në cilin drejtim po lëvizim dhe si të vendosemi përballë sfidave që na vijnë. Nuk mund të jetojmë përgjithmonë me sukseset e shkuara dhe me kualifikimin në Kampionatin Europian. Ditë pas dite duhet të përpiqemi që të ngrihet cilësia e punës së federatës në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet.

Jemi duke punuar në shumë projekte, në një Ligë të Parë më konkurruese, në një Ligë të Dytë të vetme dhe në të ardhmen për kategoritë e ulëta dhe futbollin e femrave.

Ne duam të ndihmojmë në pjesën e aktiviteteve komerciale, si dhe në financimin e ligave dhe sigurisht që edhe klubet kanë nevojë për ndihmë. Tashmë kemi realizuar shumë gjëra, sidomos në infrastrukturën e stadiumeve dhe shpresoj që këtë dhe në vitin 2023 do të bëjmë shumë më tepër për futbollin e Maqedonisë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë qëndron pas garave të shumta për të moshuar, të rinj, fëmijë, femra dhe futbollistë. Nëpërmjet qindra ndeshjeve çdo fundjavë ne përpiqemi ta ruajmë futbollin si sportin më masiv në vend. Ne do të jemi gjithmonë një shërbim për klubet dhe mbështetje e plotë kur bëhet fjalë për futbollin.

Na gëzon ajo që kemi potencial për gjëra të reja të mëdha për futbollin tonë. Besoj se programi i punës dhe plani financiar janë hartuar mirë dhe do të ndjekin federatën për sa i përket synimeve dhe asaj që duhet dhe mund të bëhet.

Do të gjej rastin të falënderoj presidentin e UEFA-s, Alexander Cheferin për bashkëpunimin e shkëlqyer. Ndihma nga UEFA dhe FIFA është shumë e rëndësishme për ne dhe thjesht duhet të shfrytëzojmë kohën kur federatat e vogla si kjo e jona marrin shumë vëmendje dhe mbështetje nga institucionet më të larta të futbollit në botë.

Ju falënderoj nga zemra të gjithë ju, anëtarë të Kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Natyrisht, shpreh respekt të madh për punën e të gjitha Shoqatave Komunale të Futbollit, klubeve, trajnerëve, lojtarëve, gjyqtarëve dhe punëtorëve të futbollit për kontributin e tyre në suksesin e futbollit të Maqdonisë.

Në fund, do të them sërish, kjo federatë konfirmoi se me punë të ndershme dhe tejet të motivuar kemi arritur rezultatet më të mira në historinë e futbollit të Maqedonisë.

Ky është drejtimi ynë edhe për të ardhmen.

Related posts

Ronaldo blen villën më të shtrenjtë në Portugali, kushton 21 milionë euro

Gazetamax.mk

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros, mbetet në Grupin C të Ligës së Kombeve

Gazetamax.mk

Milan po e transferon pa asnjë cent sulmuesin e Napolit

Gazetamax.mk