GazetaMax
Ballina Lajme

Sejdiu: kur BDI ishte në pushtet faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin, tani drejtësia po flet

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar mbi rastin e tragjedisë në Koçan. Duke tërhequr paralele krahasuese me tragjeditë e së kaluarës kur rastet mbylleshin duke u fajësuar ata që nuk mund të mbroheshin.

“Kur ndodhi tragjedia e “Besa Trans”, fajin ia hodhën shoferit. Kur ndodhi katastrofa me “Durmo Turs”, përsëri përgjegjës u shpall poashtu shoferi. Në Spitalin Modular, ku flakët morën jetë të pafajshme, përgjegjësia iu la një kablloje! Askush nuk u arrestua. Askush nuk u mbajt përgjegjës. Ata që humbën jetën, u harruan në hije, ndërsa fajtorët e vërtetë vazhduan sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, ka shkruar Blerim Sejdiu.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi po vërehet nga periudha kur ka qeverisur BDI dhe sot.

“Por sot, pas tragjedisë në Koçan, ka të paktën 20 të arrestuar! Mes tyre, ish-kryetarë komunash, njerëz që më parë askush nuk do t’i kishte prekur. Ndryshimi është i qartë: kur BDI ishte në pushtet, faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin—punëtorë, shoferë, kabllo—kurse tani ka përgjegjësi të vërtetë! Drejtësia më në fund po flet”, ka përfunduar Sejdiu.

Related posts

Eurokomisari Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Gazeta Max

Jakimovski: Shumicës i duhen vetëm edhe dy deputetë për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

APKE: Suksesi i procesit të zgjerimit është në interes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës

Gazeta Max