GazetaMax
Ballina

Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

Sekretari i përgjithshëm i forumit rinor pranë Lëvizjes BESA në Shkup, Fitim Kakruki nga sot i bashkëngjitet partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kakruki, tashmë ish sekretari i forumit rinor pranë Lëvizjes BESA në Shkup ishte dhe kryetar i nëndegës “Sami Frashëri” në Çair të cilën pozitë gjithashtu e braktisi.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Fitim Kakruki në postin e tij të fundit të publikuar pak çaste më parë ka shkruar: “Vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku me komandantin.”

Ai këtë koment e ka bërë pas takimit të realizuar me zëvendësministrin e Punëve të Brendshëm, Nazim Bushi me të cilin siç mësohet kanë biseduar për problemet dhe presionet me të cilat është përballë ai por edhe simpatizant të tjerë në format më të ndryshme.

Sipas Fitim Kakrukit, ish sekretar i përgjithshëm i forumit rinor pranë Lëvizjes BESA në Shkup, tash anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ditëve në vijim priten aderime të reja në partinë-kala siç e quan ai, komandantit Ali Ahmeti.

 

Related posts

Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me “Falem-nderit”

Gazeta Max

Pse shkëmbimi i fjalëkalimit me partnerin është një ide e gabuar

Gazeta Max

Zendaya fiton çmimin ‘aktorja më e mirë në një dramë’ për rolin në “Euphoria”

Gazeta Max