GazetaMax
LAJME

Sela me ngushëllim për ndarjen nga jeta të bacit Sulë: Do mbetesh simbol i rezistencës

Shkup, 5 Qershor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Ziadin Sela ka përcjell një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Sulejman Sulejmanit, i dënuari në rastin e montuar të Sopotit, që sot ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.

“Gjithmonë do të mbetesh simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Gjithë jetën jetove si i huaj në shtëpinë tënde, por gëzohemi që në fund arritëm bashkërisht të triumfojmë mbi këtë padrejtësi. Pas një jete me shumë sakrifica, si shumë shqiptarë të tjerë, të malltretuan edhe burgjeve me një rast të montuar. Asnjëherë nuk u nënshtrove edhe pse plagët e padrejtësisë të kishin rënduan shëndetin. Baci Sulë, na bëj hallall! Ngushllime familjes dhe gjithë miqve! Lutemi që për sakrificat e tua të të shpërblejë Zoti.

Qëndresa juaj do të jetë përjetësisht shembull dhe amanet për ne”, ka shkruar Ziadin Sela.

Related posts

Konjufca: Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës

e-max

Taravari: Shumica e punëve janë dakorduar, negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

e-max

Së shpejti seanca e komisionit për bashkëpunim tregtaro-ekonomik mes RMV-së dhe Kazakistanit

e-max