Të rritet numri i kuponëve dhe masa të tjera, kuponë turistike për 2000 familje

Strugë, 5 Qershor – Hotelierët dhe gastronomët shprehen të pakënaqur me numrin e kuponëve turistikë, që shteti ka dhënë për këtë vit, për të ndihmuar sektorin e turizmit, nëse e dinë se edhe ky sezon do të jetë i pasigurt, për shkak të krizës ekonomike në vend dhe në botë, dhe lufta ne Ukrainë.

“Pasojat e pandemisë vazhdojnë. Ne në industrinë e turizmit po luftojmë me pasojat e pandemisë. Një nga goditjet më të mëdha përveç te agjensitë turistike i vuajnë edhe aviokompanitë. Ata ishin ndër më të prekurit nga kjo pandemi”, deklaroi Jakim Malenko-pronar i një Agjensie turistike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para pak kohësh nga Ohri njoftoi se me rebalancin e buxhetit janë paraparë 15 milionë denarë për masën e kuponëve turistik, për punëtorët me të ardhura të ulëta, dhe se sipas mjeteve të parapara do të sigurohen kuponë për 1500 deri në 2000 familje për të ndihmuar hotelierët, ai tha se kjo ishte vetëm një nga masat e zbatuara si nga qeveria ashtu edhe nga agjencia e turizmit.

Pavarësisht gjithçkaje, punëtorët turistikë shpresojnë se Ohri dhe Struga do të jenë të kënaqur me rezultatet e arritura në fund të sezonit.

“Për momentin nga komunikimi i përditshëm që kemi me partnerët tanë, aktualisht informacionet janë se turistët  nga Ukraina dhe Rusia janë anuluar për këtë sezon. Ndërsa tregjet e tjera mbeten të hapura, shitjet janë në rrjedhë. Kështu që ne presim të kemi një sezon të mirë turistik, ndoshta me disa reduktime në numrin e turistëve”, tha Jakim Malenko-pronar i një Agjensie turistike.

Ata thonë se këtë vit presin një numër më të madh turistësh se vitin e kaluar, por nën numrin rekord të vizitave të arritura në vitin 2019. Më 6 qershor vjen avioni i parë çarter nga Polonia dhe ndërkohë operojnë rregullisht linjat ajrore nga Holanda.

Të fundit në përqindje