GazetaMax
Ballina Lajme

Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha të pafuqishëm për ta shkarkuar drejtorin antishqiptar të Levicës

E ndihmuan në zgjedhjet lokale në mënyrë direkte Danilla Arsovskën, por tash Sela, Kasami e Taravari janë të pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë dhe penguar vendimet anti-shqiptare të Arsovskës.

Ajo së fundmi në krye të Qendrës Informative Kulturore në Shkup ka emëruar Toni Dimitrov, I cili vjen nga Levica, parti e cila nuk e njeh gjuhën shqipe si zyrtare. Veprimin e parë që Dimitrov e ka marrë si drejtor i ri i QIK ka qenë heqja e gjuhës shqipe nga ky institucion.

Pafuqia e tyre për të ndalur veprimtarinë e Arsovskës dhe Dimitrovit rritet edhe më shumë kur merr parasyshë faktin se Aleanca e Selës mban edhe pozitën e nënkryetarit në Qytetin e Shkupit.

Ndryshe Dimitrov u bë lajm edhe dje pasi drejtori i ri i QIK, nuk e dinte nëse ka luftë në Ukrainë.

Duke cituar pjesë të librit “1984”, Toni Dimitrov, drejtori i Qendrës Informative Kulturore në Shkup, kuadër i Levicës, partnere koalicioni e Aleancës dhe Besës, shkruan në faqe e tij në facebook se nuk ka njohuri nëse ka luftë në Ukrainë apo ajo është duke ndodhur vetëm në media.

Related posts

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Gazeta Max

S’kanë të ndalur befasitë për Fjolla Morinën, merr super dhuratë

Gazeta Max

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazeta Max