GazetaMax
Ballina

Selami dhe Bilalli: Apel kompanive, ndihmoni sportistët dhe përdorni vauçerët

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim pune me zv/drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport të RMV-së Amir Bilalli. Në fokus të takimit ishte përforcimi i bashkëpunimit në projektet që tash më disa kohë po i realizojnë bashkë këto dy instiutucion

“Ky është viti i katërt që Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Agjencia për Rini dhe Sport po realizojnë sistemin e vauçerëve për përkrahje të subjekteve sportive dhe sportistët individual.
Nga ky takim bashkë me zëv.drejtorin Bilalli inkurajojmë kompanitë të shfrytëzojnë këtë sistem të vauçerëve, të cilëve për donimin do t’ju ulet tatimi i fitimit dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë sportistët dhe do të kontribuojnë për një shoqëri më të shëndoshë. Ju përkujtojmë se në vitin 2019, 640 kompani kanë donuar mbi 493 milion denarë për 377 subjekte sportive, në vitin 2020, 686 kompani kanë donuar 547 milion denarë për 626 subjekte sportive, në vitin 2021, 601 kompani kanë donuar mbi 400 milion denarë për 689 subjekte sportive” shkruan Selami.

Related posts

Pa pikë grimi, Bora Zemanin nuk do ta njihni!

Gazeta Max

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Gazeta Max

A mund t’ju vrasë pirja e tepërt e ujit?

Gazeta Max