GazetaMax
Ballina

Senzacionale/ Maqedonia e Veriut ngjitet me 12 vende në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2023

Maqedonia e Veriut u ngjit me 12 vende në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2023 të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Maqedonia e Veriut është në pozitën e 54-të në listë këtë vit, krahasuar me vendin e 66-të në vitin 2022. Vendi ynë është i 9-ti në listën e ekonomive më inovative nga grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta. Raporti vë në dukje ndër më të mirët kërcimin prej 12 vendesh të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

Në përpilimin e indeksit janë përdorur 80 indikatorë që monitorojnë trendet globale të inovacionit në mbi 130 vende të botës.

Duke parë faktorët sipas të cilëve vlerësohen ekonomitë, Maqedonia e Veriut ka vlerësimet më të mira në sofistikimin e tregut, infrastrukturën dhe prodhimin shkencor dhe teknologjik.

Rreth Indeksit Global të Inovacionit për vitin 2023 mund të lexoni më tepër në lidhjen e mëposhtme: https://www.wipo.int/publications/en/details.jsp?id=4679

Related posts

Dafina Zeqiri shpallet si artistja e vitit nga RTV Dukagjini

Gazeta Max

Një nga potpuritë më të bukura shqipe e sjellë të përpunuar Dod Kalaj

Gazeta Max

“Vjen me Range Rover, duhet ta njohësh”/ Zajmina Vasjari del në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

Gazeta Max