GazetaMax
Lajme

Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thirrje prindërve dhe personelit arsimor për kujdes

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që fëmijet ndjekin.

Arsyeja e këtij apeli të Ahmetit, është rritja e numrit të fëmijëve të lënduar si pasojë e praktikimit të një loje të re që është shfaqur në platformën “TikTok”.

Në njoftimin e komunës së Lipjanit, thuhet se ditëve të fundit komuna është njoftuar për rritje të numrit të nxënësve të lënduar si pasojë e kësaj të loje, apo siç njihet edhe si ‘sfidë’.

“Loja quhet Sfida e Supermenit dhe përfshin hedhjen me njërën dorë përpara, duke imituar personazhin Superman. I bëjmë thirrje të gjithë prindërve: Kujdesuni për përmbajtjet që fëmijët ndjekin në platformat sociale dhe ndihmojini të kuptojnë pasojat e mundshme fizike dhe emocionale që mund të shkaktojnë këto lojëra”– thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

Kreu i Lipjanit, ka apeluar për vigjilencë dhe ndërgjegjësim ndaj këtyre fenomeneve.

Ai e luti personelin arsimor të shtojë kujdesin që fenomene të tilla mos të jenë të pranishme në shkolla.

“Mesazh për fëmijët dhe adoleshentët: Sfidat e tilla jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj, por mund të rrezikojnë edhe jetën tuaj. Mos lejoni që presioni i rrjeteve sociale t’ju shtyjë drejt aktiviteteve të rrezikshme. Jeta dhe mirëqenia juaj janë më të rëndësishme”– ka thënë tutje ai.

Burimi: botasot.info

Related posts

Kabineti qeveritar nën llupën financiare, në Qershor dorëzojnë raport se sa kanë shpenzuar

Gazeta Max

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Gazeta Max

Dimitrov: Urgjentisht duhet të ndërpritet partizimi i sektorit publik

Gazeta Max