GazetaMax
Lajme

Shaqiri: I inkurajojmë nxënësit që të zhvillojnë qëndrim të përgjegjshëm ndaj shëndetësisë

Shkup, 24 nëntor – Arsimi ka një rol kyç në krijimin e mundësive për zhvillimin e modeleve pozitive të sjelljes në lidhje me kujdesin për shëndetin e nxënësve. Për këtë arsye dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dedikon vëmendje të veçantë kësaj teme, edhe atë duke filluar nga nëntëvjeçarët, tha ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në prezantimin e rezultateve të studimit ndërkombëtar që hulumton sjelljet e lidhura me shëndetin tek fëmijët të moshës shkollore.

“Me Konceptin e ri për arsimin fillor mundësohet shkrim-leximi shëndetësor që të zhvillohet nëpër të gjitha lëndët, përfshirë edhe arsimin fizik dhe shëndetësor të detyrueshëm. Përmes aktiviteteve arsimore dhe jashtëarsimore, duke përfshirë shtrirje të gjerë të resurseve, mësimdhënësit inkurajojnë dhe zhvillojnë qëndrim të përgjegjshëm ndaj shëndetit si të mirëqenë”, theksoi Shaqiri.

Hulumtimi i kryer nga Qendra Psiko-Social dhe Akioni i krizës-Malinska përfshin nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të moshës 11, 13 dhe 15 vjeçare. Adoleshentët u shprehën përmes pyetësorëve të anketimit duke iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me shëndetin mendor, shprehitë e të ushqyerit, mbipeshën dhe aktivitetin fizik, shëndetin social si dhe shëndetin seksual.

Ministri Shaqiri, siç thuhet në kumtesë, theksoi se të dhënat që i jep hulumtimi janë të rëndësishme për më shumë institucione, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i përfshijë në procesin e krijimit të politikave dhe praktikave të bazuara në të dhëna, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së të rinjve në vend.

Duke iu referuar rolit të procesit edukativo-arsimor si sistem që projekton nevojat e shoqërisë tek fëmijët dhe të rinjtë, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri përkujtoi se themeli i çdo vendi dhe i gjithë civilizimit varet nga edukimi i rinisë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve relevante që të kontribuojnë në realizimin e këtij misioni të përgjegjshëm, që të mund, siç tha ai, të gjithë së bashku të rrisim gjenerata që do të jenë krenaria e këtij vendi.

Related posts

Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Gazetamax.mk

Reisul Ulema për ngushëllime te familja Osmani në Ladorishtë

Gazetamax.mk

Sindikata e USHCM në bisedime me kryetarin e Kuvendit Xhaferi në Rektorat

Gazetamax.mk