GazetaMax
Lajme

Shënohet dita e Komandës për operacione

Kumanovë, 17 tetor – Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO) sot me solemnitet ushtarak në kazermën e Kumanovës “Boro Menkov” do ta shënojnë ditën e njësitit.

Si pjesë e ceremonisë ushtarake, para të pranishmëve fjalime do të kenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i KO-së gjenerali i brigadës, Besnik Emini.

Në solemnitet pritet të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Azim Nuredin, përfaqësues nga kabineti i presidentit të shtetit, gjeneralë në Armatë, ish-komandantë të kësaj njësie, komandanti i SIBRIG, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, nga vetëqeverisja lokale dhe institucionet me të cilat bashkëpunon kjo komandë.

Si dita e Komandës për operacione është caktuar 17 tetori, si një nga ngjarjet në të rëndësishme historike ndaj të cilave bazohen traditat në Armatë, kur në vitin 1887 në fshatin Kresna u formua shtabi i kryengritjes maqedonase-kresnase që është njëherit edhe dita kur filloi kryengritja.

Related posts

Për investime në “pikë-pikë” dhe puseta do të nënshkruhen 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve

Gazetamax.mk

Auto Shkolla BEKO me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj të regjistruar

Gazetamax.mk

Një pjesë e Seravës në Çair sot pa ujë

Gazetamax.mk