GazetaMax
Lajme

Shfaqet sërish në Durrës shqiptari i Kosovës, banori: Shtrihet në rrugë, po na shqetëson

Një qytetar ka njoftuar sërish redaksinë e JOQ Albania për një rast që po shqetëson banorët e fshatit Manskuri, në Njësinë Administrative Rashbull, Bashkia Durrës. Sipas denoncimit, një person i sëmurë është parë duke qëndruar i shtrirë në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun dhe duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

JOQ publikoi personin në fjalë edhe 3 ditë më parë. Qytetari thekson se personi, i cili dyshohet të jetë nga Suhareka e Kosovës, fliste gjuhë të huaja dhe nuk dinte rrugën.

Në denoncimin e qytetarit thuhet:

“Pershendetje JOQ! Në fshatin Manskuri, në njësinë administrative Rashbull, Bashkia Durrës, një njeri i sëmurë rrinte në mes të rrugës, i shtrirë dhe bllokonte rrugën. I dilte makinave para dhe nuk i lejonte të kalonin. Lajmëruam policinë dhe e morën. Na tha se është nga Suhareka e Kosovës. Fliste shumë gjuhë të huaja dhe nuk dinte as rrugën. Duket se e kanë sjellë duke e lënë në mes të rrugës. Do donim të dinim më shumë për këtë person, pasi shqetëson të gjithë banorët. Faleminderit që e postoni.”

Redaksia jonë i bën apel çdo personi që ka informacione rreth këtij individi ose familjes së tij, të kontaktojë autoritetet lokale për t’i ardhur në ndihmë dhe për të shmangur shqetësimet në komunitet.