GazetaMax
Kuriozitete

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një “ngjyrë të re” që askush nuk e ka parë më parë

Një ekip shkencëtarësh pretendon se ka zbuluar një ngjyrë të re që nuk është parë kurrë nga njeriu. Eksperimenti u zhvillua në SHBA, ku pjesëmarrësve iu dërguan impulse lazeri në sy për të stimuluar qeliza të caktuara në retinë. Pas këtij stimulimi, ata shpallën se kishin parë një ngjyrë blu-jeshile, që shkencëtarët e quajtën “olo”. Megjithatë, disa ekspertë kanë shprehur dyshime mbi ekzistencën e një ngjyre të re, duke e cilësuar si një çështje interpretimi.

Studimi, i publikuar në revistën Science Advances, është përshkruar nga bashkautori i studimit, profesor Ren Ng, si “i jashtëzakonshëm”. Ai dhe kolegët e tij besojnë se ky zbulim mund të kontribuojë në studimet për verbërinë nga ngjyrat.

Në eksperimente, studiuesit drejtuan një rreze lazeri në njërin sy të pjesëmarrësve, duke stimuluar vetëm qelizat M të retinës, të cilat janë përgjegjëse për perceptimin e ngjyrave jeshile. Ky stimulim shkaktoi një ngjyrë që nuk mund të shihej natyrshëm nga syri i njeriut pa këtë stimulim specifik.

Disa ekspertë, si profesori John Barbur nga Universiteti i Londrës, e cilësojnë këtë zbulim si një arritje teknologjike, por theksojnë se zbulimi i një ngjyre të re është i diskutueshëm dhe varet nga mënyra se si ndodhin stimujt në qelizat e syrit.

Përfundimisht, studiuesit shpresojnë që ky hulumtim të ndihmojë në përmirësimin e trajtimeve për ata që kanë vështirësi në dallimin e ngjyrave.

Related posts

Hansi Flik: Ndeshje spektakolare, besuam deri në fund te fitorja kundër Dortmundit

Gazeta Max

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili duan Kampionatin Botëror të vitit 2030

Gazeta Max

Belotti do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me Romën

Gazeta Max