GazetaMax
Lajme

Shkon në mbi 260 numri i të vdekurve nga uria në Gaza

Në Rripin e Gazës 5 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh informoi në lidhje me ata që kanë vdekur nga uria në Gaza.

“Vdekjet nga uria vazhdojnë në Gaza”, tha Al-Bursh duke shtuar se 5 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Ai theksoi se numri i të vdekurve nga uria në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 263, prej të cilëve 112 janë fëmijë.

Nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, Rripi i Gazës po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet nga uria në Rripin e Gazës, veçanërisht midis fëmijëve, janë në rritje.

Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli po përdor “urinë dhe etjen si armë”. /AA/

Related posts

Spitali i Dibrës pajiset me mamograf, vizitohet nga ministri Sali

Gazeta Max

Shtetet më të cilët vendi kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre janë nga rajoni

Gazeta Max

Ahmeti e konfirmon takimin me Arben Taravarin

Gazeta Max