GazetaMax
Lajme

Shpallet thirrja për blerjen e grurit për rezervat shtetërore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore.

Siç informon Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.

“Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore – 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë”, thekson ministri.

Related posts

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazeta Max

Dështoi përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Gazeta Max

Normalizohet puna në vendkalimet kufitare, nuk është e vërtetë se është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit në vendkalimin kufitar, Bllacë

Gazeta Max