GazetaMax
Lajme

“Shqipëria importon 2/3 e mishit”, Sulaj: Vjen kryesisht nga Argjentina dhe Brazili

Nutricionisti Kapllan Sulaj ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth importit të mishit. Duke qenë se Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e saj për mish, mishi shpesh importohet.

Sipas Sulaj, zakonisht importimi i mishit bëhet nga Brazili dhe Argjentina, dy vende të cilat sipas tij ndonëse nuk janë të certifikuara nga BE i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës.

“Ne kemi importuar dhe importojmë mish, kryesisht nga Brazili dhe Argjentina. Këta janë dy nga furnizuesit më të mëdhenj për mishin e gjedhit, por edhe të qengjit njëkohësisht. Unë dua të theksoj se Brazili dhe Argjentina i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës.

Por ato janë të pacertifikuara, nëse mishi do të vijë nga vende që janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, nuk ka asgjë të keqe”,-tha Sulaj në Euronews Albania.

Related posts

Fillon përgatitja e Strategjisë së re nacionale për të rinj

Gazeta Max

Modeli me një njësi zgjedhore si zgjidhje për të gjitha krizat politike !?

Gazeta Max

Superekspertiza për “Llaskarcën” nxiti përplasje të ashpra në gjykatë

Gazeta Max