GazetaMax
Lajme

Shqiptarët në Malin e Zi nisin festën, Nik Gjeloshaj fiton zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Në Tuz kanë nisur festimet pasi kryetari aktual i komunës ka arritur fitoren në zgjedhjet lokale. Raportohet se Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” morën 18 mandate që u siguruan fitoren.

Duke folur për mediat, Gjeloshaj falenderoi votuesit përfshi edhe shqiptarët e diasporës për besimin e dhënë.

“Faleminderit të gjithë votuesve që kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se Malësia do bashkim, do zhvillim. Kemi qeverisur mirë, kjo është nota më mirë që na e kanë dhënë qytetarët e Malësisë. Falenderoj diasporën, gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë”, deklaroi Gjeloshaj.

Përballë Gjeloshajt ishin edhe tre 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura.

Related posts

Ngahet nga jeta atdhetari Zef Doka Dedivanaj/ Agron Dedivanaj: Lamtumirë Zef, kujtimi yt nuk do të zbehet kurrë

Gazeta Max

Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj

Gazeta Max

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Gazeta Max