GazetaMax
Lajme

Shqiptari Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Vazhdojnë shqiptarët të kenë sukses në çdo fushë, këtë herë në institucionet më të larta të politikës në Diasporë. Po flasim pët Abdulhamid Rizvani i cili është kryetar i SPD në Rheindorf dhe Hitdorf që nga shtatori 2021. Në Rheindorf dhe Hitdorf jetojnë gjithsej 23.585 njerëz, në Rheindorf ka ndodhur shumë që nga koha kur ai ishte në detyrë dhe angazhimi i tij është i dukshëm tek banorët, veçanërisht në Rheindorf. Mësojmë gjithashtu se ai mbështet edhe qytetarët shqiptarë që nuk flasin shumë mirë gjermanisht për plotësimin e dokumenteve. Abdulhamid Rizvani ka lindur dhe rritur në Gjermani.

Në një bisedë me zotin Abdulhamid Rizvani mes tjerash ai na tha: “Vendimi im për të shkuar në politikë ishte një arsye e veçantë. Gjermania po bëhet gjithnjë e më shumë multikulturore, shumë prej tyre kanë lindur në Gjermani, ata punojnë dhe studiojnë këtu, kështu që edhe ju keni të drejtën dhe fjalën në në politikën gjermane për të formuar të ardhmen së bashku”. Më pas ai thotë se: “Prioritetet e mia janë promovimi i diversitetit dhe forcimi i kohezionit. Pavarësisht se nga vini apo çfarë feje keni, të gjithë meritojnë të njëjtën mundësi të gjithë njerëzit meritojnë të njëjtin respekt”.

Z. Abdulhamid Rizvani, prejardhja e të cilit është nga Tetova në fshatin Jazhincë, ku gjithmonë i pëlqen të vizitojë familjen e tij, e thekson vazhdimisht dhe gjithmonë i pëlqen të përmend origjinën e tij. “Asnjëherë nuk duhet harruar origjinën, duhet të jeni krenarë për këtë. Prindërit e mi më kanë mësuar se kudo që të jesh dhe kudo që të shkosh, mos harro kurrë kush je. Falë tyre jam edhe në politikë, sepse pa bekimin e tyre nuk do të isha këtu ku jam sot”- na tregon në fund ai. E ne i urojmë shumë suksese në rrugën e politikës dhe na bëhet zemra mal kur mësojmë se një djalosh me origjinë shqiptare e me plot ambicie të mëdha politike ka një super pozitë në shtetin gjerman.

Related posts

Presidenti Pendarovski uron shqiptarët për ditën e alfabetit

Gazetamax.mk

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazetamax.mk

LSM në takim në Qeveri për rritjen lineare të pagave në sektorin publik

Gazetamax.mk