GazetaMax
Lajme

Shtabi i Krizës – Qendër nesër do të diskutojë për mbeturinat dhe pasojat e zjarrit në “Treskë”

Shkup, 17 prill – Shtabi i Krizës i komunës Qendër, së bashku me institucionet tjera kompetente, të hënën do të mbajë takim për mënyrat e pastrimit të mbeturinave dhe analizimin e pasojave nga zjarri që shpërtheu dy ditë më parë në ish-fabrikën “Treska”.

“Çfarë materialesh u dogjën dhe nëse ato përbënin kërcënim për shëndetin tani për tani mund të hamendësojmë. Pasi të bëhet analiza nga institucionet profesionale, do të kemi një pasqyrë të saktë, por do të vendosim edhe për hapat e mëtejshëm si mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për largimin e të gjitha mbeturinave dhe pastrimin e hapësirës. Komuna do të koordinohet me institucionet tjera kompetente dhe do të marrim masat e duhura, tha kryetari Gerasimovski.

Komuna Qendër do të kërkojë nga laboratorët e autorizuar për mjedis jeësor që të bëjnë matjet dhe të dorëzojnë raporte nga matjet, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Pas këtij takimi dhe udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse për këtë problem, Komuna Qendër do t’i dijë hapat e ardhshëm dhe do t’i informojë pronarët për to.

Kryetari i Komunës Qendër Gerasimovski, siç thonë nga atje, pas marrjes së detyrës, disa herë në daljet e tij publike paralajmëroi për mundësinë e fatkeqësisë ekologjike në vendin e ish-fabrikës “Treska”, duke e krahasuar tani situatën atje edhe me Çernobilin.

“Ne kemi apeluar vazhdimisht që të gjendet një zgjidhje e zbatueshme për mbetjet që ndodhen aty, por për arsye objektive lokacioni ende nuk është pastruar. Pastrimi i vendit është gjithashtu përgjegjësi e pronarëve të objekteve. Komuna deri më tani ka pranuar 28 kërkesa për largimin e objekteve nga pronarët dhe ato janë ende në proces”, tha Gerasimovski.

Ai theksoi se prioritet i komunës është që sa më shpejt të pastrohet e gjithë zona afër “Treskës” dhe t’u jepet fund ngjarjeve të tilla të pakëndshme, sepse në të kaluarën disa herë kanë ndodhur zjarre gjithnjë e më të vogla. Përveç kësaj, sallat e vjetra janë objekt i grabitjes dhe vendasit ndihen të pasigurt.

Varësisht nga rezultati dhe konkluzionet e Shtabit të Krizave, theksoi Gerasimovski, është e mundur që të zhvillohet procedurë e përshpejtuar për dhënien e lejeve për rrënim të objekteve, me qëllim të deponimit më të shpejtë të mbeturinave të rrezikshme të azbestit dhe para së gjithash sigurinë më të madhe të qytetarëve.

Related posts

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Gazetamax.mk

Mbipesha, shkaktar i shumë sëmundjeve te fëmijët, alarmante shifrat në vend

Gazetamax.mk

Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

Gazetamax.mk