GazetaMax
Lajme

Shtetësia, ASH akuza për vonesa të qëllimshme

Shkup, 27 Tetor – Sa kërkesa për shtetësi janë bërë dhe sa prej tyre kanë mbetur në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Kjo dilemë e opozitares shqiptare Aleanca për Shqiptarët mori vëmendje në seancën e pyetjeve të deputetëve. Kjo parti kërkon të dijë cilat janë numrat e saktë kur në opinion flitet për dhjetëra mijëra raste të tilla.

“Sa aplikime qytetar të ish Jugosllavisë që kanë jetuar në territorin e Maqedonisë kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sa prej tyre nuk kanë marrë asnjë sqarim nga MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare?”, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se shtetësia nuk mund të merret brenda ditës. Sipas tij, procesi i konfirmimit të dokumentacionit kërkon kohë.

“Ajo që dua të them dhe që u krijua perceptimi në opinion se marrja e shtetësisë pas përmbushjes së kushteve duhet të ndodhë tani menjëherë pas dorëzimin të dokumenteve. Kjo nuk është e mundur. Duhet patjetër të kalojnë disa procedura. Kjo është pjesë e pyetjes së pse një pjesë e atyre kërkesave nuk kanë marrë përgjigje. Ka shumë arsye, diku s’janë plotësuar dokumentet, duhet t’i plotësojnë, etj”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski tha se që nga miratimi i ndryshimeve ligjore për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë, në vitin 2021 janë bërë 178 kërkesa kurse në vitin 2022 172 kërkesa.

Related posts

Bytyqi: Pa ndryshime strukturore dhe sistematike, nuk ka hapje të rrugës për rritje të dhe zhvillim të qëndrueshëm

Gazeta Max

LSDM: Mickoski e ka dëshmuar veten se është injorant i fundit i energjisë

Gazeta Max

Pesë të vdekur, përmbledhje detajesh dhe pamjesh nga stuhia që “terroi” pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, BeH dhe Serbisë

Gazeta Max