GazetaMax
Ballina

Shumë gra e injorojnë këtë simptomë të menopauzës që mund të dallohet në flokë

Menopauza është koha kur menstruacionet ndalojnë përgjithmonë për shkak të niveleve më të ulëta të hormoneve dhe më së shumti ndodh pas moshës 40 vjeçare. Disa nga simptomat e para të menopauzës janë: shtimi në peshë, ndryshimet e disponimit dhe valët e nxehtësisë.

Megjithatë, ekziston një simptomë më pak e njohur që gratë shpesh e injorojnë dhe ajo është rënia e flokëve. Rënia e flokëve ndodh për shkak të ndryshimit të ekuilibrit hormonal.

Një studim i kryer nga organizata Newson Health zbuloi se 40 për qind e grave përjetojnë rënie të flokëve gjatë menopauzës. Ky lloj i rënies së flokëve njihet si alopecia androgjene dhe shpesh mund t’i ngjajë tullacisë mashkullore që fillon në kokë.

Më pas ka një rënie drastike të të ashtuquajturave hormone femërore, estrogjen dhe progesteron, gjë që i lë më shumë vend androgjenëve. Megjithatë, humbja e flokëve nuk do të ndodhë nëse androgjenet janë të rregulluara. Porse është e rëndësishme të kuptohet se androgjenet nuk janë në thelb të dëmshëm.

Megjithatë, lajmi i mirë është se rënia e flokëve e shkaktuar nga ndryshimet hormonale mund të kontrollohet pasi ekzistojnë trajtime të ndryshme për të stimuluar rritjen e flokëve. Përveç kësaj, ekzistojnë disa terapi hormonale.

Disa nga simptomat më të njohura të menopauzës janë: obeziteti, ndryshimet e disponimit, problemet me kujtesën, valët e nxehta, lëkura e thatë, dhimbja e kokës, infeksionet e traktit urinar, vështirësi me fjetjen, ulje e dëshirës seksuale dhe të tjera.

Related posts

Ajri i ndotur prek mitrën, rritë rrezikun për sëmundje tek fetusi

Gazetamax.mk

Çfarë është Sindroma Down?

Gazetamax.mk

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Gazetamax.mk